Real dhe Barcelona nuk do t’i paguajnë 120 milionë për Felix
Gjigantët e Spanjës, Real Madrid dhe Barcelona, nuk do ta paguajnë asnjëra klauzoilën e lirimit të Joao Felix në vlerë prej 120 milionë eurosh, sipas raportimeve të Marca-s.
Bayern Munchen po ashtu e konsideron të shtrenjtë të riun portugez, ndërkaq Manchester City po e përcjellë situatën e tij.
Sidoqoftë, Juventus duket të jetë në pozicion të favorshëm për blerjen e itj, shkaku i dëshirës së Felix që të luajë përkrah idhullit të tij, Cristiano Ronaldo.
Benfica tashmë ka refuzuar që ta zbresë shifrën e kërkaur për lojtarin i cili ka shënaur 11 gola dhe shtatë asistime në 21 ndeshje.