Real Betisi është shpallur kampion i Kupës së Mbretit në Spanjë, pasi mposhti Valencian. Betisi është fituesi i këtij edicioni në kuadër të Kupës së Mbretit, pasi mposhti me penallti Valencian.
Fillimisht, ishte sulmuesi Borja Iglesias ai i cili e zhbllokoi rezultatin i pari, duke kaluar Betisin në epërsi prej 1:0 në minutën e 11’, shkruan lajmi.net.
Golin e barazimit për Valencian dhe të fundit të kësaj ndeshjeje e shënoi sulmuesi Hugo Duro, në minutën e 30’ për rezultatin final 1:1.
As 120 minuta nuk mjaftuan që të kuptohet fituesi i Kupës së Mbretit.
Ndeshja shkoi në penallti, Betisi u treguan më të suksesshëm, ku edhe e mposhti me rezultat 5:4 Valencian.
Kjo është kupa e tyre e parë, pas plot 17 vjet pritje