Reagon MPBAP: Kufiri me Shqipërinë nuk është mbyllur
Ministria e Punëve të Brenshme dhe Administratës Publike ka reaguar lidhur me disa raportime për mbyllje të pikës kufitare në Vërmicë.
Zëdhënësja e MPBAP, Rroksana Qarri, ka thënë se pika kufitare në fjalë është e hapur dhe funksionon ashtu siç parashihet me vendimin e Qeverisë.
“Lajmi i publikuar në disa media se është mbyllur pika kufitare në Vermicë nuk është i vërtetë. Pika e apostrofuar kufitare është e hapur dhe funksionon ashtu si parashihet me Vendimin e djeshëm të Qeverisë së Kosovës”, ka thënë Qarri për reporteri.net.
Ndërkohë, është raportuar për disa probleme në këtë pikë kufitare, pasi menjëherë pati fluks të madh veturash dhe mjetesh të tjera nga Kosova në Shqipëri por edhe anasjelltas.
Sidoqoftë, MBPAP njoftoi më herët se është pezulluar procesi i dezinfektimit të mauneve që hyjnë në Kosovë, e cila gjë bëhej vazhdimisht kohën e fundit.