Reagon kompania “Meka” për tenderin e AQP-së për të blerë produkte serbe
Pirro Piraj, pronari i Kompanisë vendore, “Meka” ka reaguar pas veprimit të Agjencisë Qendrore të Prokurimit për blerjen e produkteve serbe edhe përkundër vendosjes së taksës 100% nga qeveria e Kosovës.
Pirraj ka thënë se është në gjenin e disa njrëzve që e hanë bukën me paratë e qytetarëve të Kosovës tu japin përparësi të huajve.
“Jo rastësishtë shohim radhë para ambasadave të huaja për një vizë. Këta njerëz me këso papërgjegjësi e varfëruan vendin dhe e lanë të pa punësuar!“, tha Piraj.
Qeveria e Kosovës ka vendosur taksën 100% ndaj produkteve të serbisë, në muajin nëntor.
Por me 14 janar Agjencia Qendrore e Prolurimit ka hapur tenderin 23.5 milionësh për blerjen e produkteve nga Serbi për kundër ndalesës që i ka bërë shteti atyre.
Kriteret e tenderit që ka vendosur AQP-ja dëmtojnë prodhuesit vendor dhe favorizojnë prodhimet serbe.
Kjo agjenci që bënë blerjet për disa insitucione dhe agjencine shtetërore, ka cekur në njoftimin për tender edhe llojet e produkteve, sic janë “EuroKrem”, “Plazma”, “Vegetë”, “Pop-Kek”, apo pashtetën e pulës “Argeta”./Fakteplus