Reagon ish-mësuesi i dyshuar për pedofili: Mos komentoni palidhje
“ABC News Albania” së fundi realizoi një hulumtim, ku ndër të tjerash zbuloi pamje të shumta që përkonin me të lartcekurin e që lidheshin me pedofili.
E pas gjithë raportimeve, por edhe deklarimit të Prokurorisë Themelore në Prizren që tashmë kanë filluar mbledhjen e informacioneve, ka reaguar i dyshuari për pedofili, Fazli Kikaj.
Ai tha se informacionet të cilat po qarkullojnë janë të pavërteta, transmeton lajmi.net.
Sipas tij, këto gjëra do të vërtetohen shpejtë dhe se sipas tij situata është krejt ndryshe.
“Janë kamuflazh e përgatitur mirë.”, thuhet ndër të tjerash në reagimin e Kikajt.
Postimi i plotë:
Njoftim !
Po çarkullojnë do gjera nga një tv.i Shqipërisë në emer timin !
Nuk janë të verteta !
Do të vertetohen shpejtë !
Situata është krejtë ndryshe !
Janë kamuflazh e përgaditur mirë me qellim komprimitimi
Ju lutem mos komentoni pa lidhje dhe per gjera të paverteta e të pa verifikura !