Reagon Gjini pas vdekjes së mjekut nga Gjakova si pasojë e COVID-19
Kreu i Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini, ka reaguar pas vdekjes së mjekut Kosovar, Kujtim Zarari, duke shprehur ngushëllime për të afërmit dhe ata që e kanë njohur mjekun nga Gjakova.
Zarari kishte qenë drejtor në qendrën kryesore të Mjekësisë Familjare në Gjakovë.
Ai ka vdekur si pasojë e infektimit me virusin COVID-19.
Reagimi i Ardian Gjinit:
Të nderuar qytetarë,Jemi thellësisht të pikëlluar me lajmin për ndarjen nga jeta të Dr. Kujtim Zarari, njëkohësisht Drejtor i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Gjakovë. Një doktor i ndershëm dhe i palodhur, i cili na shërbeu gjatë tërë jetës së tij. Humbje e madhe për sistemin shëndetësor dhe për të gjithë ne, e cila urojmë të jetë e fundit!”, ka shrkuar Gjini.
“Përpjekjet e stafit shëndetësor, për kolegun e tyre ishin të jashtëzakonshme, por fatkeqësisht Dr. Kujtim Zarari humbi betejën kundër COVID-19.Shprehim ngushëllimet më të sinqerta për familjen Zarari, miqtë dhe kolegët e të ndjerit”, ka shtuar ai.
“Qytetarë të dashur, edhe një herë, ju lusim për kujdes të shtuar. Respektoni të gjitha rekomandimet e profesionistëve shëndetësorë dhe institucioneve për parandalimin e përhapjes së virusit të rrezikshëm. Të ruajmë jetën tonë dhe më të dashurve tonë.Nderim i përhershëm për Dr. Kujtim Zarari!