Reagon Bedri Istrefi pas shkarkimit, paralajmëron kallëzim penal ndaj ministres Hajdari
Bordi i Përkohshëm i Telekomit të Kosovës e ka shkarkuar kryeshefin ekzekutiv të kësaj kompanie, Bedri Istrefin.
Lajmin e ka konfirmuar për Kohën, ministrja e MEPTINIS, Rozeta Hajdari.
Mësohet se janë shkarkuar edhe zyrtari kryesor i financave dhe thesarit, dy zëvendësshefat ekzekutiv edhe i ka bërë emërimet për ushtrues detyre në këto poste.
Lidhur, më këtë vendim Gazeta Insajderi ka biseduar me kryeshefin ekzekutiv të Telekomit të Kosovës, Bedri Istrefi, i cili ka thënë se nuk është në dijeni për këtë.
“E dëgjova që ka marrë vendim për shkarkim, ende nuk kam asgjë”, ka thënë Istrefi, për Insajderin.
Istrefi, ka thënë se me vet faktin që ministrja Hajdari, ka deklaruar kështu në këtë mënyrë ka bërë shkelje ligjore.
“E dyta minstrja me vet fatin që ka deklaru kështu, është duke bërë shkelje ligjore dhe shpresoj që nuk ka bërë kështu sepse kjo është jashtëzakonisht e frikshme, kur një zyrtar me pozicion të caktuar në institucion ndërhyn kështu në ligj, në këtë formë është jashëtzakonisht e frikshme”, ka thënë ai.
Istrefi, ka thënë se nëse kjo është e vërtetë atëherë do të ngrit kallëzim penal ndaj ministres Hajdari për shkelje ligjore dhe dëmtim iamzhi.
“Beso se nuk po di çka të them sepse detajisht nuk kam asgjë . Unë nëse ka diçka prej kësaj, do të ngris kallëzim penal ndaj minsitres Hajdari për shkelje ligjore dhe dëmtim imazhi”, ka thënë Istrefi, për Insajderin.