Reagon Ballkani – fton policinë e Kosovës të merret me rastin, jep detaje edhe për gjendjen e Frashërit
Ballkani përmes një komunikate zyrtare ka konfirmuar që portieri Stivi Frashëri është mirë me shëndet.
Frashëri u godit nga dy tifozë në ndeshjen ndaj Gjilanit, të cilët e lanë pa ndjenja dhe u dërgua menjëherë në spital me ambulancë.
Ballkani përmes një komunikate zyrtare ka konfirmuar që Frashëri është mirë, ndërkohë ka ftuar policinë e Kosovës që t’i gjejë personat dhe t’i vërë para drejtësisë.
Postimi i plotë pa ndërhyrje:
“Të dashur tifozë ,
Siç jeni tashme te njoftuar lidhur me incidentin ne ndeshjen ndermjet SC Gjilani dhe FC Ballkani gjeja më e rëndësishmja është mirëqenia dhe shëndeti i Stivi Frasherit.
Lidhur me këtë falenderojmë të gjithë komunitetin sportiv dhe qytetaret e ndershëm për mbështetjen ndaj të sulmuarit Stivi, i cili fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetë ku në emergjencen e spitalit ne Gjilan i ka bërë analizat fillestare, ndërsa është i udhëzuar për të bërë rezonanca shtesë pasi ka shtypje te mbrendshme .
Shpresojmë në sherimin sa me te shpejt të gardianit tonë.
Të ju përkujtojmë se SC Gjilani në Suharekë ka marr pikët e plota si mysafir, por asnjëherë nuk i’u është rezervuar pritja e këtill si kjo e sotit pasi ne si klub i kemi raportet shume te mira me të gjitha klubet.
Futbollistët e rivalit tonë të sotshem i përgëzojmë për angazhimin dhe lojën e shfaqur, ndërsa organizimin e ndeshjes derbi i’a lejmë organeve kompetente që të vlerësojnë dhe gjykojnë brenda rregulloreve te FFK-se
Huliganizmi i shfaqur pa përfunduar ndeshja kryesore e kësaj xhiroje askujt nuk i shkon për shtati, andaj ftojmë policin e Kosovës dhe të gjitha institucionet e sigurisë që të bëjnë çmos për të vënë drejtësinë me qëllim që raste te këtilla mos të përseritën asnjëherë.
Faleminderit te gjithë opinionit futbolldashës për reagimet dhe mbështetjet”, shkroi klubi.