Reagojnë odat e mjekëve: Të kompensohen shtesat mbi pagat aktuale sipas Ligjit të shfuqizuar të Pagave
Oda e Infermierëve, Farmacistëve, Stomatologëve, Fizioterapeutëve dhe Federata Sindikale e Shëndetësisë kanë ardhur me një reagim të përbashkët pas shfuqizimit të Ligjit për Pagat.
Këto sindikata kërkojnë që profesionistëve shëndetësorë t’iu kompensohen shtesat mbi pagat aktuale në shumë të referuar sipas katalogut të pagave që ishte i paraparë në Ligjin e shfuqizuar, ndërsa brenda dy jave kërkojnë që të diskutohet për diferencat për kategori të veçanta të profesionistëve shëndetësorë.
Po ashtu kërkojnë që deri më 1 tetor të miratohet në të dy leximet në procedurë parlamentare një Ligj i ri i Pagave, përcjell FaktePlus.
Këto janë të gjitha kërkesat: