Reagojnë noterët, kërkojnë nga Haxhiu që mos ta anulojë procesin e noterisë
Paralajmërimi i ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka paralajmëruar se do të anuloj procesin e emërimit të noterëve.
Paralajmërimi i saj ka nxitur reagimin e këtyre të fundit.
Një grup i noterëve nga Peja kanë kërkuar nga ministrja Haxhiu që të mos e anuloj procesin e noterisë.
Në reagimin e tyre ky grup i noterëve thekson se Haxhiu është duke tentuar që në mënyrë arbitrare dhe pa asnjë bazë ligjore ta rikthejë në pikën zero, procesin e noterisë.
“Ne e lusim Ministren e Drejtësisë Znj.Albulena Haxhiu që të mos marrë ndonjë veprim të kundërligjshëm pa asnjë bazë ligjore sepse ne nuk do të ndalemi duke e kërkuar të drejtën tonë të fituar ligjërisht, dhe çdo vendim të saj të kundërligjshëm do ta atakojmë në çdo rrugë ligjore dhe instancë gjyqësore të vendit”, thuhet në reagimin e tyre.
Reagimi i plotë pa ndërhyrje:
Një grup i kandidatëve potencialë për Noterë në pritje tash e sa kohë , të cilët ju kemi nënshtruare të gjitha procedurave nga dy komisione të pavarura të emëruar në mënyre ligjore, sipas Ligjit për Noterinë, pra dy fazave të provimit atë me shkrim dhe atë me gojë, dhe pastaj ne jemi Certifikuar si Noter me dt:12.07.2019.
Reagojmë:
Pas deklaratave të dhëna nga ana e Ministres së Drejtësisë Znj.Albulena Haxhiu, për procesin e Noterisë pikërisht deklaratës së fundit me dt:19.02.2020, që deklaroj që brenda kësaj jave do ta rikthej procesin e Noterisë në pikën 0, pa asnjë bazë ligjore në mënyrë arbitrare dhe të kundërligjshme, e cila e potencoi edhe në deklaratën e dhënë vetë se edhe pse janë në rregull me dokumente dhe letra pavarësisht kësaj do ta rikthejmë në pikën 0.
Me këtë deklaratë të dhënë në mënyrë arbitrare pa asnjë bazë ligjore, i bie që është duke na mohuar të drejtën e fituar me meritokraci në mënyre të ligjshme me shumë mundë dhe sakrificë, dhe ne e lusim Ministren e Drejtësisë Znj.Albulena Haxhiu që të mos marrë ndonjë veprim të kundërligjshëm pa asnjë bazë ligjore sepse ne nuk do të ndalemi duke e kërkuar të drejtën tonë të fituar ligjërisht, dhe çdo vendim të saj të kundërligjshëm do ta atakojmë në çdo rrugë ligjore dhe instancë gjyqësore të vendit./FaktePlus