Reagimi i regjisorit Fadil Hysaj për skamnorin që u detyrua të shes viçin për të varrosur nënën
Mbrëmë u dha lajmi që Sabri Beqiri nga Akrashtica e Vushtrrisë, i cili jeton në varfëri të skajshme u përballë me një problem që ndoshta se kishte pritur.
Dy ditë më parë atij i vdiq nëna, e për ta varrosur atë, Bashkësia Islame e Kosovës, dega në Vushtrri, fillimisht e detyroi të paguajë për anëtarësi shumën prej 417 eurove.
Beqiri u detyrua të shesë një viç, në mënyrë që nëna e tij të varrosej sipas ritit islam, ani pse klerikët fetarë kanë thënë se këto raste janë të lira nga pagesa.
Ky rast e ka irrituar masën të cilët kanë reaguar në mënyra të ndryshme.
Ndërsa përmes një statusi në rrjetin social Facebook, regjisori i njohur Fadil Hysaj ka shprehur keqardhje që Sabriu për të varrosur nënën e tij në arabisht është dashur ta shes viçin.
I mllefosur me këtë rast, vet regjisori Hysaj thotë që nuk e do një vdekje të tillë.
“417 euro Bashkësia Islame e detyron një fukara me pagu për t’ia varros nanën dhe ai i shkreti detyrohet me e shit viçin për me e përcjellë nanën arabisht në botën tjetër! Nëse dëshironi një vdekje si kjo ja çfarë do ta keni! Unë jo!”, ka shkruar Hysaj.