Reagimi i DioGuardit për dorëheqjen e Haradinajt
Themeluesi dhe udhëheqësi i Lobit të parë dhe të vetëm i shqiptarëve, në Uashington – Ligës Qytetare Shqiptaro-Amerikane, ish kongresmeni republikan e Nju Jorkut, Joe DioGuardi, në një dekleratë, ka reaguar lidhur me dorëheqjen e Kryeministrit Ramush Haradinaj i cili , është thirrur në Prokurorinë e Posaçme për Kosovën në Hagë.
Në fund të reagimit të tij, zoti DioGuardi, i cili thotë se ka qenë mjaft kritik ndaj politikanëve shqiptar, shkruan : “Pa marre parasysh se ku qendrojme ne spektrin politik, apo cka mendojme per Ramush Haradinajn, ne kete rast nuk eshte ne pyetje vetem nje individ, por nje shtet qe edhe njehere po vendoset nen llupen nderkombetare per shkak te suksesit te Serbise ne krijimin e nje pariteti fallso ne mes te keqbereseve dhe viktimave te luftrave ballkanike te viteve te 1990-ta.Ai ka kritikuar ashpër edhe Ramush Haradinajn, për të cilin ka treguar se si së bashku me bashkëshorten e tij kishin shkuar në Hagë që ta nxirrnin atë nga Haga, ku po gjykohej për krime lufte”.
Për më shumë lexoni dekelratën e plotë të tij publikuar në faqen zyrtare të Ligës Qytetare Shqiptaro-Amerikane, në Facebook:
Siç e dini, Ramush Haradinaj dha dorëheqje me 19 korrik 2019 nga pozita e Kryeministrit te Kosovës pasi ai u ftua ne cilësinë e të dyshuarit për intervistim nga Dhoma e Specializuar e Prokurorisë në Hagë.
Unë dhe Roland Gjoni kemi publikuar shkrime qysh ne vitin 2012 në të cilat kemi ngritur çështjen e rihapjes, padrejtësisht, të rastit të Ramush Haradinajt nga Tribunali për Krime të Luftës në Ish-Jugosllavi me seli në Hagë, i cili Tribulan e kishte shpallë njëherë të pafajshëm Harandinajn me 2008, por edhe mbajtjes së tij në paraburgim për rreth dy vite asokohe, si dhe për faktin që Tribunali kishte komprimituar principet e veta ligjore në favor të Prokurorisë. Më 29 nëntor 2012, Haradinaj edhe për herë të dytë ishte shpallë i pafajshëm për krimet e supozuara gjatë kohës që kishte qenë Komandant i UCK-së në luftën e Kosovës.
Roland Gjoni, ekspert i së drejtës ndërkombëtare, publikoi shkrimin “ICTY/Gjylata e Hages: Favorizimi i Prokurorisë kundrejtë Drejtësisë” në Open Democracy më 9 gusht 2011, kurse unë publikova shkrimin “Ramush Haradinaj: Drejtësia e Vonuar është Drejtësi e Mohuar,” në Prishtina Insight më 10 Maj 2012.
Pa marrë parasysh se ku qëndrojmë në spektrin politik, apo çka mendojmë për Ramush Haradinajn, në këtë rast nuk është në pyetje vetëm një individ, por një shtet që edhe njëherë po vendoset nën llupën ndërkombëtare për shkak të suksesit te Serbisë në krijimin e një pariteti fallso në mes të keqbërëseve dhe viktimave te luftërave ballkanike të viteve të 1990-ta.