Reagimi i Bankës Qendrore pas vrasjes së policit
Banka Qendrore e Republikës së Kosovës dhe Shoqata e Bankave të Kosovës dënojnë fuqishëm veprimet kriminale nga ana e grupeve të armatosura kriminale, të cilët janë duke terrorizuar Kosovën me sulmet të vazhdueshme, të cilat janë bërë dukuri e shëmtuar në vitet e fundit dhe njëherit shpreh mbështetje për institucionet e sigurisë për të rritur kapacitetet dhe angazhimet në parandalimin e këtyre incidenteve.
Mesazhi i plotë i Bankës Qendrore të Kosovës dhe Shoqatës së Bankave të Kosovës:
Qytetarët dhe i tërë opinioni publik është tronditur me njoftimin mbi ngjarjen tragjike të ndodhur më datë 27.12.2018 në Istog, ku gjatë një sulmi kriminal për grabitjen e një banke komerciale është plagosur rëndë Izet Demaj, zyrtarë i Policisë së Kosovës i cili si pasoj e këtyre lëndimeve ka ndërruar jetë.
Banka Qendrore e Republikës së Kosovës dhe Shoqata e Bankave të Kosovës i shprehin ngushëllime familjes së Policit hero, i cili humbi jetën e tij në detyrë duke mbrojtur qytetarët e Kosovës.
Ai dha jetën e tij për të mbrojtur lirinë e gjithë qytetarëve të Kosovës dhe të drejtën e tyre për të jetuar dhe vepruar të qetë dhe të sigurte në Republikën e Kosovës.
Banka Qendrore e Republikës së Kosovës dhe Shoqata e Bankave të Kosovës dënojnë fuqishëm veprimet e tilla kriminale nga ana e grupeve të armatosura kriminale, të cilët janë duke terrorizuar Kosovën me sulmet të vazhdueshme, të cilat janë bërë dukuri e shëmtuar në vitet e fundit dhe njëherit shpreh mbështetje për institucionet e sigurisë për të rritur kapacitetet dhe angazhimet në parandalimin e këtyre incidenteve. /FaktePlus