Reagime të shumta pasi Leonora hyri me këpucë brenda një shtëpie të familjes së varfër
Këngëtarja Leonora Jakupi dje ka shkuar në një shtëpi të një familjeje bashkë me Bekim Jasharin dhe Halil Kastratin. Ajo që ka nxitur reagime të mëdha është dukja superluksoze e këngëtares, e cila ka hyrë e mbathur me këpucë brenda në shtëpi.
Por, vizita e saj me rroba të shtrenjta e me këpucë brenda në shtëpi nuk u prit mirë nga qytetarët e Kosovës, pasi në rrjetet sociale po vazhdon të qarkullojë një fotografi, ku shihet këngëtarja e ulur në divan e me këpucë.
Përveç Kusarit kanë reaguar edhe shumë qytetarë të tjerë, disa prej tyre madje thanë se përtej ndihmës që mundet të ofrojë dkush, dëmi moral e shëndetësor që mund të shkaktohet është i paimagjinueshëm.
Reagime të njëjta kanë pasur edhe shumë qytetarë tjerë.
“E kuptoje injorancen e thelle dhe mos aftesine per t’i dalluar as edhe ngjarjet dhe vende ku prezanton dhe merr pjese.
E kuptoje edhe egoizmin e skajshem e aparences per tu mbulu me lluks prej ‘kamve te kapuqi’.
E kuptoj edhe tentimin per te rene ne sy duke u mbeshtetur tek veprat e bamirsise. Por se kuptoje kulmin e idiotsise qe disa persona e arrijne ( me ose pa vetedije )
Mire qe shkon tek familja e cila jeton ne varferi ekstreme me fustanin Gucci , pallte LV, kapele Dior, nje veshje qe per ty kape shifren simbolike 50 mij euro. POR t’pakten ti kishe zbathur qizmet moj per respekt, dhe higjene te atij femijut te vogel qe edhe ashtu jeton ne ato kushte mjerimi.
Se spo e marrim vesh pastaj? Kush eshte qellimi i viztes suaj e dashur kengetare?”, thuhet në një reagim tjetër.