Rastit të ri me koronavirus në Ferizaj nuk i dihet burimi i infeksionit
Sot në Ferizaj është paraqitur edhe një rast i ri me coronavirus.
Drejtori i Shëndetësisë në Komunën e Ferizajt, Bekim Ademi thotë se rastit të ri për fat të keq nuk i dihet burimi i infeksionit.
“Kjo na komplikon edhe më shumë situatën”, tha ai.
Ademi thotë se personi në fjalë para disa ditësh ka pasur një kontroll në një klinikë në qytetin e Ferizajt për çka i komplikon edhe më shumë gjërat pasi edhe personat që ka kontaktuar mund të jenë rrezikuar.
Drejtori i Shëndetësisë në Komunën e Ferizajt thotë se edhe një peroni tjetër në Ferizaj nuk i është gjendur burimi i infeksionit.
Me rastin e sotëm, numri i përgjithshëm i të prekurve me COVID-19 në Ferizaj shkon në 101.