Rastet me koronavirus në tërë botën kalojnë 900,000
Rastet me koronavirus në glob arritën në 905,200 sipas të dhënave në kohë reale nga Universiteti Johns Hopkins.
Virusi Covid-19, i cili u shfaq në Wuhan, Kinë në dhjetor, është përhapur në të paktën 180 vende dhe rajone, me një numër vdekjesh me më shumë se 45,000 dhe gati 191,000 të shëruar.
Italia, Spanja dhe Kina vazhdojnë të jenë vendet më të prekura, ndërsa numri më i madh i rasteve është në SHBA me pothuajse 200,000 raste. Shteti amerikan ka konfirmuar afër 4500 vdekje deri më tani.
Italia regjistroi numrin e saj më të lartë të vdekjeve me më shumë se 13.100 dhe afro 110.600 raste, ndërsa Spanja raportoi vdekje që tejkalojnë numrin 9,000 dhe diagnostikuan më shumë se 102.100 pacientë.
Franca tejkaloi numrin e vdekjeve të Kinës me më shumë se 3,500 vdekje dhe ka gati 52.900 të infektuar. Kina pasoi Francën me 3,300 vdekje, ndërsa rastet e saj të konfirmuara kanë arritur afër 82.400.
Shumë vende kanë kufizuar udhëtimet nga zonat më të prekura dhe kanë zbatuar bllokime pasi Organizata Botërore e Shëndetësisë e shpalli koronavirusin një pandemi.