Rastet me koronavirus në Gjermani po vazhdojnë të shtohen
Shifra e rasteve ditore me koronavirus në Gjermani gati është dyfishuar. Të dhënat e Institutit për Sëmundje Infektive (RKI) tregojnë të enjten se janë regjistruar në 24 orët e fundit 4058 raste të reja, duke e çuar totalin e rasteve në 310.144. Të mërkurën u regjistruan 2828 raste të reja, shkruan agjencia Reuters.
Është shifra më e lartë që nga prilli. Ministrat janë pajtuar që duhen masa emergjente për të frenuar valën e dytë.
“Numri i të infektuarve të rinj ka shkuar mbi 4000. Gati është dyfishuar. Të gjithë duhet të bëjnë çfarë munden për të ndaluar që të mos dalë nga kontrolli”, ka shkruar Norbert Roettgen në Twitter, i cili është kandidat për të trashëguar kancelaren Angela Merkel.
Numri i të vdekurve është rritur për 16, duke arritur në 9578.
Rastet me koronavirus po shtohen edhe në vendet tjera të Evropës, ndërsa i ftohti po shtynë njerëzit të qëndrojnë më tepër në ambiente të mbyllura. Janë regjistruar rritje të rasteve edhe në Belgjikë, Francë e Holandë.
Kryeqyteti i Gjermanisë, Berlini dhe po ashtu qyteti i madh Frankfurti kanë marrë masa kufizuese. Të mërkurën shumica e shteteve të Gjermanisë janë pajtuar që qytetarët nga zonat vendase që janë me rrezikshmëri të lartë, duke mos lejuar të qëndrojnë në hotele në pjesët tjetër të qytetit.
Ukraina ka regjistruar ndërkohë sot rekord ditor të rasteve me koronavirus. Janë regjistruar 5397 raste të reja, duke e kaluar rekordin e djeshëm prej 4753 rasteve. Shifra totale ka arritur në 244.734, ndërsa në 24 orët e fundit kanë vdekur 93 persona, duke çuar shifrën e të vdekurve në 4690.