Rastet e reja me koronavirus në Vushtrri, të gjitha raste kontakti
Nga 172 mostra të marra nga Klinika Infektive dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilave me SARS-CoV-2, janë konfirmuar 27 raste.
Komuna e Vushtrrisë është më e prekura me 14 raste (sipas vendbanimit: 5 raste Ceceli, 4 raste Vushtrri, 4 raste Mihaliq dhe 1 rast Bajskë.
Pas kësaj ka reaguar kryetari i Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, ka deklaruar se të gjitha janë raste kontakti, të ndërlidhura familjarisht ose tërthorazi në mes veti dhe që janë shkaktuar kryesisht si rezultat i lëvizjeve të pakontrolluara gjatë festës që sapo e kaluam sepse nuk e kanë ditur që janë të infektuar me Covid.
Postimi i Tahirit:
Të dashur qytetarë të Vushtrrisë
Sot më 01 qershor 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK janë konfirmuar 14 raste me Covid19 nga Komuna e Vushtrrisë (sipas vendbanimit: 5 raste Ceceli, 4 raste Vushtrri, 4 raste Mihaliq dhe 1 rast Bajskë).
Të gjitha janë raste kontakti, të ndërlidhura familjarisht ose tërthorazi në mes veti dhe që janë shkaktuar kryesisht si rezultat i lëvizjeve të pakontrolluara gjatë festës që sapo e kaluam sepse nuk e kanë ditur që janë të infektuar me Covid.
Për ne dhe për ju kjo betejë është rraskapitëse, çdo hapje që kemi bërë në interes të mirëqenies së qytetarëve bartë edhe rrezikun me vete sepse virusi është ende në mesin tonë.
Mbyllja e qytetit sërish nuk është opcion. Situata për kundër numrit të rritur është e menaxhuashme. Secili qytetar është përgjegjës për vehtën dhe familjen e tij.
Ju lutemi KUJDES. Ruajeni vehtën e familjen tuaj dhe qytetin tonë nga Coronavirus.
Të gjitha familjet e prekura janë në kujdes të Shtabit Emergjent Komunal dhe janë në vetizolim.
Ju faleminderit për mirëkuptim!