Rastet e reja me koronavirus janë nga këto komuna
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë shënuar 296 raste te reja, 202 të shëruar dhe 7 vdekje.
Prej shtatë të vdekurve më i riu ishte një 40 vjeçar nga Ferizaji.
Ndërsa më së shumti raste të reja kishte Prishtina e Podujeva.
Rastet e reja janë nga këto komuna: Prishtinë 60 raste, Podujevë 26 raste, Mitrovicë 25 raste, Suharekë 25 raste, Gjilan 18 raste, Vushtrri 18 raste, Ferizaj 16 raste, Gjakovë 16 raste, Prizren 15 raste, Malishevë 12 raste, Fushë-Kosovë 9 raste, Lipjan 9 raste, Deçan 7 raste, Rahovec 7 raste, Pejë 6 raste, Klinë 5 raste, Skenderaj 5 raste, Viti 4 raste, Drenas 3 raste, Graçanicë 2 raste, Istog 2 raste, Obiliq 2 raste, Shtime 2 raste dhe me nga një rast komunat Dragash dhe Kaçanik./FaktePlus/