Rashit Qalaj sot raporton dhe merret në pyetje nga deputetët e Kosovës
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj sot do të raportojë para deputetëve që janë anëtarë të Komisionit për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes lidhur me menaxhimin e situatës së sigurisë në Kosovë gjatë pandemisë COVID-19
Takimi siç bëhet e ditur do të zhvillohet nga ora 11:00 në Kuvendin e Kosovës, por pa prezencën e medieve.
Njoftimi:
Komisionit për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes
(Për shkak të situatës pandemike dhe masave për parandalimin e përhapjes së virusit COVID-19, kjo mbledhje do të mbahet pa prezencën e mediave. Mbledhja e xhiruar do t’u percillet mediave gjatë ditës nga ana e Kuvendit)
Rendi i ditës:
1. Miratimi i rendit të ditës;
2. Raportim i Drejtorit të Policisë z. Rashit QALAJ lidhur me menaxhimin e situatës se sigurisë në Kosovë gjatë pandemisë globale COVID-19;
3. Të ndryshme.
Vendi: N10
Koha: 11:00