Rashica shpërblen vetën me një veturë superluksoze (Foto)
Reprezentuesi kosovar, Milot Rashica ka shkëlqyer këtë vit me fanellën e Werder Bremenit.
Ai e mbylli edicionin 2018/2019 për klubin gjerman me 12 gola dhe 6 asistime në 30 ndeshje.
Pas përfundimit të edicionit, ai ka vendosur ta shpërblejë veten duke e blerë një makinë të re të tipit Mercedes.
Ai i ka publikuar fotografitë e makinës së re në rrjetin social Instagram.