Rashica shënon edhe një supergol (Video)
Milot Rashica është duke shkëlqyer në vitin 2019 me Werder Bremen
Talenti kosovar ka arritur të shënojë sërish kundër Augsburgut në ndeshjen që Werderi po fiton 3-0, shkruan Gazeta Express.
Ashtu si te goli i parë në këtë ndeshje, Rashica dhuroi magji edhe të goli i dytë personal, e i treti për skuadrën e tij, duke e dërguar topin me mjeshtëri në cepin e portës.