Rashica nuk ndalet, shënon gol maestral në minutën e pestë
Milot Rashica ka shënuar sërish për Werderin.
Futbollisti kosovar realizoi në minutën e pestë.
Ylli verdhë e kaltër shfrytëzoi mirë një asistim të Klasseen për të kaluar bukur një futbollist mbrojtës dhe me një goditje të mençur nuk i dha shans portierit mysafir. Minuta e tetë, Werder-Augsburg, 1-0.
Mbetet të shihet sesi do të rrjedhin gjërat në vazhdim të kësaj sfide, kurse ne do t’iu raportojmë për çdo ndryshim eventual.
Më poshtë edhe goli i ish futbollistit të Vushtrrisë.