Rashica i gatshëm te luajë pas ndeshjeve ndërkombëtare
Sipas faqes së Werder Bremen, Rashica është i gatshëm të luajë, pasi që sot ka përfunduar edhe sesionin e fundit individual të stërvitjeve, transmeton FaktePlus
Miloti ishte lënduar dhe mungoi për disa javë në Bundesliga, por i mungoi Kosovës në lojën kundër Çekisë dhe do të mungojë edhe sot në ndeshjen kundër Anglisë.
Rikthimi i Milotit në fushën e gjelbër është një lajm i mirë për Kosovën, i cili në takimet e radhës që do të zhvillohen në kuadër të kualifikimeve për Euro 2020, do ta ndihmojë përfaqësuesen pikërisht në fazën më të vështirë, kur gjithçka mund të përcaktohet nga detaje./FaktePLus