Raportuesja për Kosovën në PE kërkon nga të gjitha palët respektimin e Kushtetueses për dekretin e Thaçit
Në një postim në Twitter, ajo u ka bërë thirrje të gjitha palëve që të respektojnë vendimin e Gjykatës Kushtetuese.
Cramon thotë se kjo është baza për funksionimin e demokracisë dhe se tash i gjithë pushteti është në duart e Kuvendit të Kosovës.
Kuvendi i Kosovës nesër do të mblidhet për të votuar Qeverinë e Avdullah Hotit, pasi Kushtetuesja hodhi poshtë kërkesën e Lëvizjes Vetëvendosje rreth dekretit të presidentit për emrin e mandatarit.
Lëvizja Vetëvendosje gjatë ditës së sotme ka vazhduar me mbledhjen e nënshkrimeve për mbajtjen e zgjedhjeve të reja.
🇽🇰My remarks regarding the decision of the Constitutional Court of #Kosovo
👉We need to respect their decision, this is the basis for democracy. Now, the power is in the Assembly’s hands. pic.twitter.com/DU6dPnwKn9
— Viola von Cramon (@ViolavonCramon) June 2, 2020