Ramiz Lladrovci nuk e komenton plagosjen e avokatit, thotë se është çështje e policisë
Rastin e plagosjes së avokatit Gazmend Halilaj nga persona të panjohur nuk ka dashur ta komentoj kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci.
Gazmend Halilaj i cili u plagos nga persona që siç thotë ai janë njerëz të Sami Lushtakut, tashmë është duke marrë trajtim mjekësor në QKUK.
Halilaj në një prononcim për FaktePlus ka thënë se nuk po i beson as organeve të rendit dhe së është i bindur se këtë akt e kanë kryer njerëz të porositur nga Sami Lushtaku, shkruan FaktPlus.
Ndërsa këtë rast kryetari i komunës së Drenasit Ramiz Lladrovci nuk e komenton fare duke thënë se me rastin duhet të merret policia.
“Pyetjet për rastin në fjalë duhet t’i dërgoni në Zyrën për Informim të Policisë së Kosovës. Për çdo rast që është në procedurë hetimi, përgjegjës për informata është Zyra për Informata e Policisë”, ka thënë Lladrovci për FaktePlus.
Ndërsa dimë se Policia e Kosovës nuk ka arrestuar akoma personat të cilët e kanë kryer veprën.