Ramiz Lladrovci: Ne në PDK kemi bërë gjithçka, por kurrë s’kishim bërë atë që po bën VV
Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka folur pos tjerash edhe për ndihmat që Qeveria e Kosovës i ka pranuar nga Serbia.
Duke komentuar 1000 testet e ardhur nga Serbia, Lladrovci ka thënë se ajo çka ka bërë Vetëvendosje është edhe jashtë parashikimeve të PDK-së.
“Edhe unë si qytetar e kam pritë jo mirë këtë ndihmë nga Serbia, sepse këto teste kushtojnë diku 14 mijë euro dhe imazhi i Serbisë ka shku në nivelin më të lartë në si humaniste. Ky gabim do t’i kushtoj shumë Kurtit”, ka thënë Lladrovci.
Ai ka thënë se një veprim i tillë ka habitur edhe ata që mund të kenë qenë si qeveria më e kritikuar.
“Nëse gjithçka kemi bërë, po e shti edhe veten, në qeveritë e kaluara, këtë gjë nuk e kam bë dhe nuk e bëjmë. E ka bërë një gabim që nuk falet me kurgja”, ka thënë Lladrovci.