Ramiz Kelmendi deklarohet për punëtoren që humbi dorën në vendin e punës
Nëpër mediet e vendit nga orët e mëngjesit është publikuar një video, ku shihet një punëtore e një marketi, e cila gjatë punës së saj ka humbur dorën.
Në video shihet se punëtorja mbanë uniformën e ETC-së. Për këtë Agjencia e Lajmeve FaktePlus ka kontaktuar pronarin e kësaj kompanie në Kosovë, Ramiz Kelmendin.
Ky i fundit ka sqaruar se rasti nuk ka ndodhur në Kosovë dhe në kompaninë e tij.
Lexo edhe: E tmerrshme, punëtorja këput dorën në vendin e punës
Kelmendi për FaktePlus ka thënë se rasti është i ETC-së në Mal të Zi.
Ai tha se me këtë po tentohet të prishet imazhi i kompanisë së tij në Kosovës.
“Rasti ka ndodhur në ETC në Mal të Zi, jo në Kosovë në kompaninë time. Atje unë nuk kam të bëjë fare. Për këtë do të deklarohemi edhe me një komunikatë ku do të sqarojmë gjithçka dhe nuk do të lejojmë që të prishet imazhi i kompanisë tonë”, ka thënë Kelmendi.
FaktePlus do të sjell edhe më tej informata lidhur me këtë ngjarje të rëndë./FaktePlus