Ramë Buja flet për rikthimin në strukturat e PDK-së, tregon kush e bindi
Përmes një letre dërguar mediave, më 18 gusht të vitit 2017, Ramë Buja pati treguar se ka dhënë dorëheqje të pakthyeshme nga të gjitha organet drejtuese të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK).
Atë kohë, Buja kishte thënë se nuk i ka mbetur vend e hapësirë për të vepruar në këtë parti, ani pse nuk përmendte arsyet pse nuk i ka mbetur hapësirë.
“Degradimi që po ndodh (qofsha i gabuar) do ta trazojë e çorientojë akoma më shumë këtë subjekt politik, nëse nuk i vihet digë penguese të keqes dhe degjenerimit politik në vazhdim, gjë në të cilën në kam humbur besimin përfundimisht”, kishte theksuar në dorëheqjen e tij, Ramë Buja.
Por, ende pa i bërë dy vjet nga kjo dorëheqje e pakthyeshme, Buja u kthye në partinë që i kishte dhënë poste me rëndësi, si ministër, deputet, e shumë funksione tjera.
Buja në PDK u rikthye në zgjedhjet e fundit brenda partiake, ku në konventën e përgjithshme u rendit mjaft lartë në garën për anëtar të Këshillit Drejtues të kësaj partie. Ai mori plotë 373 vota, ani pse që prej dy vjetësh ishte jashtë partisë.
Në një prononcim për Agjencinë e Lajmeve FaktePlus, Buja ka thënë se me insistimin e miqve të tij është kthyer në strukturat drejtuese të PDK-së.
“Unë asnjëherë nuk jam larguar nga PDK-ja dhe thjeshtë ishte një insistim i miqve të mi, dashamirëve që të rikthehem në strukturat e partisë sepse unë kam qenë gjithmoinë në PDK, por dhashë dorëheqje nga strukturat drejtuese atëherë. Tash mbase me një strukturë pak më të konsoliduar dhe të re mendova se ndoshta mund të jap diçka kontribut”, tha Buja për FaktePlus.
Mirëpo, ish ministri i Arsimit, nuk ka treguar se kush e bindi të kthehej sërish në strukturat drejtuese të PDK-së.
“Jo, nuk mund të them tash me emër, unë kam biseduar me shumë shokë dhe kanë qenë shumë insistues që unë të kthehem dhe unë u ktheva në strukturat e partisë, sepse në parti kam qenë dhe kjo ishte. Qëllimi dhe insistimi ishte thjeshtë që partisë t’i ndihmojë sepse unë kam qenë gjithmonë anëtarë i kësaj, edhe themelues bile”, u shpreh ai.
Buja është shprehur i lumtur me përkrahjen që mori nga delegatët në Konventën e Përgjithshme ku mori një numër mjaft të madh të votave, ani pse ishte jashtë strukturave për disa vjet.
“Më shumë se dy vjet isha jashtë strukturave udhëheqëse. Realisht nuk u ndjeva keq, u ndjeva shumë mirë, sepse është shumë normale që pas një pauze dy tre vjeçare njerëzit të vlerësojnë nuk është keq, bile është shumë mirë”, theksoi Buja, shkruan FaktePlus.
Nga PDK-ja është larguar vite më parë edhe Shukri Buja, i cili është vëllai i Ramë Bujës, pas pakënaqësive me drejtuesit e partisë. Shukri Buja nuk është kthyer më në PDK, dhe tani aktivitetin e tij politik e vazhdon në Nismën Socialdemokrate në të cilën ka kaluar pak para zgjedhjeve lokale të vitit 2017.
Kjo është lista e kandidatëve më të votuar për anëtarë të Këshillit Drejtues të PDK-së:
Uran Ismaili 461 vota
Bajrush Xhemajli 458 vota
Hajredin Kuçi 453 vota
Bedri Hamza 433 vota
Idriz Vehapi 434 vota
Andin Hoti 430 vota
Agim Aliu 421 vota
Blerta Deliu 406 vota
Abelard Tahiri 396 vota
Fadil Beka 396 vota
Ramë Vataj 389
Safete Hadergjinaj 388
Ramë Buja 373
Sami Lushtaku 364
Ganimete Musliu 358
Sokol Bashota 355
Enver Hoxhaj 351 vota
Agim Çeku 346 vota
Shemsi Veseli 345
Blerand Stavileci 344 vota
Adem Grabovci 323 vota
Dhurata Hoxha 318 vota
Flora Brovina 303 vota
Fadil Nura 294 vota
Hajdar Beqa 294 vota
Bujar Cakolli 291 vota
Arben Gecaj 288 vota
Besim Beqaj 247 vota
Bekim Haxhiu 211 vota
Donika Ahmeti 213 vota
Bekim Jupa 188 vota /FaktePlus