Ramadani: Masat i kemi marrë me kohë, nuk është adekuate që qytetarët të dalin në parqe
Drejtori i IKSHPK’së, Naser Ramadani, ka thënë n se rekomandimet e Institutit kishin qenë të duhurat, dhe që ne Kosova mund të ndalet shpërndarja e virusit nëse qytetarët i binden urdhërave të Qeverisë që të ndalin lëvizjet dhe daljet e panevojshme.
”Kemi një risi, tani po kontrollojmë ata që kanë ardhë në aeroport dhe po shkojmë në kokën problemit duke kontrolluar ata që po e shpërndajnë dhe rrethin.”
‘’Është gati e pamundur që kjo vatër e infeksionit të vazhdojë të shpërndahet nese vazhdojme keshtu. Personi i parë e dimë që ka ardhë nga italia dhe nuk e ka ditur normalisht që është i sëmurë. Ashtu ai e ka shpërndarë në familje. Duhet ta kuptjmë që jemi në një fillim të epidemisë, por në realitet e dimë që jemi dy muaj e gjysmë prej rasteve të para në Kinë. Numri total i testeve të kryera është 284. Një karakteristikë është që e kemi vonuar ardhjen e virusit, dhe këtu është puna e institutit dhe masave që kemi marrë. Prej 1 janarit kemi ngritur nivelin e vigjilencës kur u rritë rreziku në Kinë. Kulmin e epidemisë mund të paramendohet që do të jetë një muaj deri një muaj e gjysmë’’, thotë ai.
Ai shton se dalja e qytetarëve në parqe nuk është aspak adekuate, dhe që duhet të ndalen që të mos bëhemi vatër e epidemisë.
‘’Nuk është aspak e duhur, nëse pajtohemi për ndërrmarjen e masave, sepse në botë janë dy modelë, njëri është europiano amerikan, dhe tjetri anglezo suedez. Ne kemi një përzierje. Në Kosovë do të jetë një epidemi e ngadalshme me një befasi që na ka ndodhur neve me rastet nga jashte. Ne kishim rekomanduar që tre javë të mbyllen aeroportet dhe rrugët. Por në fillim nuk ishim në këso vëmënendje që kishim tani. Edhe po na ndodhë që të kemi një ardhje të madhe të bashkëatdhetarëve, të cilëve ju kemi lutur që të mos vijnë kësaj. Ju kishim lutur me zemër pasi që në vendet nga vijnë është vatra e shpërndarjes së virusit dhe kësaj radhe do bënin dëme të mëdha. Tash me ardhjen e tyre është sikur ardhja apo mbjellja e një epidemie në një vend të caktuar në Kosovë. Kjo na humb pak kontrolllën. Mund të na del jashtë kontrollit pasi që ata vijnë nga vatrat e virusit’’ thotë ai duke i bërë lutje mërgimtarëve që kësaj radhe të mos zgjedhn të vjnë në Kosovë deri sa të kalojë gjendja.