Ramadani e cilëson humbje barazimin me Gjilanin
Trajneri i Prishtinës, Zekirija Ramadani, ka deklaruar se barazimin me Gjilanin e cilëson si humbje.
Ai shtoi se është duke analizuar për të gjetur se ku është problemi.
“Ky barazim është i barabartë me një humbje. E llogarisë si humbje. Avantazhi., një lojtarë më tepër dhe eksperiencën, janë faktorët që nuk është dashur të ndodhë kjo. Është turp dhe vjen ndëshkimi. Nuk ia falim vetes, nuk ia falim askujt. Duhet të marrim përgjegjësi. Ekipi është më ndryshe me rikthimin e Mankendës dhe Abazit. Sot kishim një fytyrë tjetër nga takimet e tjera. Tani me ditë ku është problemi, shumë lehtë mund ta zgjidhnim. Jemi duke hulumtua”, u shpreh Ramadani.
Sipas tij, edhe ndryshimet e shumta në skuadër, e kanë bërë të vetën.
“U bën shumë ndryshime. Disa të planifikuar, disa të paplanifikuara. Po të kishim egoizëm sot, do të merrnim pikë të plota. E para, pa e justifikuar vetën, bashkëpuntorët dhe ekipin, kishim shumë mungesa gjatë kësaj periudhe. Kishim shumë lëndime. Ndoshta shumë shpejt ngopemi. Nuk ka lodhje, nuk ekziston lodhja. Kishim iniciativë, bën presion edhe ndaj Ballkanit edhe sot. Na mungon qetësia dhe komponimi në fazën e sulmit. Besoj që në ndeshjet e radhë”, shtoi Ramadani.
Në fund, ai nuk ka dashur të flasë për Besart Berishën.
“Deri sa të vjen, nuk kemi çka të flasim. Nëse flas për karrierën e tij, ju e dini më mirë karrierën e tij. Duhet të presim të vij dhe të shohim gjendjen e tij”, përfundoi Ramadani.
Prishtina ende nuk e ka shënuar asnjë fitore në këtë sezon, teksa në katër xhirot e para ka arritur dy barazime dhe ka pësuar po aq humbje.