Rama – Vuçiqit në serbisht: Ngre traun për kamionët me mallra nga Kosova
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i ka bërë thirrje publike presidentit të Serbisë, Aleksander Vucic, që të lirojë kamionët me mallra nga Kosova të cilët janë bllokuar në kufirin serb prej 24 orësh.
Një reagim të tillë Rama e ka bërë në twitter, duke i thënë presdientit serb se në këto kohë duhet ndihmuar njëri-tjetrin.
Rama e ka lutur kreun e shtetit serb që të ngre traun e kufirit dhe të zhbllokojë kamionët me mallra nga Kosova.
“Prej 24h kamionët me mallra nga Kosova janë bllokuar në kufirin e Serbisë! #LinjaeGjelbërt në rajon s’mund t’i nënshtrohet rregullave të çdo vendi, po veç një rregulli të thjeshtë: Këtë luftë që duhet ta fitojmë së bashku duke ndihmuar njëri-tjetrin jo armikun e pakufi!Vetëm përmes solidaritetit pa kufi e kompasionit si njerëz të sulmuar nga një armik i egër, ne mund e duhet të fitojmë!Ju lutem z.President ngrijeni traun për kamionët e le ta bëjmë rajonin tonë shembullin rrezatues të #Solidaritetit kaq të nevojshëm për ta fituar luftën”, ka shkruar Rama në twitter.
@avucic vec 24c kamioni sa osn. robom sa Kosova su blokirani na SR granici!Na ZB #zelenikoridor treba primenjivati jedno pravilo za sve,a ne pravilo jedne zemlje.U ratu protiv zajednickog neprijatelja koji ne zna granice moramo pobediti zajedno, pomazuci jedni drugima
— Edi Rama (@ediramaal) March 31, 2020