Rama: Vrasja e personelit të sigurisë të TCH, kërkon përgjigje të qartë nga agjencitë ligjzbatuese
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar pas të shtënave me armë zjarri në zyrat e Top Channel, ku si pasojë ka humbur jetën roja e sigurisë.
Rama përmes një reagimi në Twitter, i ka shprehur ngushëllimet familjes së të ndjerit dhe “krejt bashkësisë së TCH e cila meriton solidaritetin e të gjithëve në këtë moment kaq shqetësues”.
“Agresioni kriminal ndaj TCH me pasojë edhe një humbje jete të personelit të sigurisë, kërkon përgjigje të qartë nga agjencitë ligjzbatuese! Ngushëllime familjes së të ndjerit dhe krejt bashkësisë së TCH, e cila meriton solidaritetin e të gjithëve në këtë moment kaq shqetësues”, ka shkruar ai.