Rama tregon kur do t’i hapë kufijtë Shqipëria
Shqipëria pritet t’i hapë kufijtë ajror e tokësor pas datës 18 maj. Lajmin e ka përcjellë këtë të enjte në mbledhjen e Këshillit të Ekspertëve ndaj Covid, kreu i qeverisë Rama.
“Do të konsultojmë me ju të gjitha masat. Deri në datë 18 janë ato që janë pastaj do të vijë procesi i hapjes dhe flukseve për të hyrë në Shqipëri nga ajri apo toka, aty do të jetë një tjetër sfidë për të respektuar rregullat e karantinimit në shtëpi për ata që do të hyjnë në Shqipëri”.
Kufijtë ajror dhe detar u mbyllën më 15 mars si pasojë e masave ndaluese kundra koronavirusit.