Rama: Popull e shtet bashkë, ta çojmë deri në fund kështu luftën
Kryeministri i Shqipëris, Edi Rama ka thënë se në këtë situatë me Covid-19 kryesorja është mbrojtja e jetës se çdo shqiptari.
Në një status në Facebook, Rama shprehet se populli dhe shteti duhet të ecin të bashkuar për ta fituar këtë luftë.
“Të gjitha kanë rëndësinë e tyre, po mbi të gjitha sot është mbrojtja e jetës së çdo shqiptari dhe ecja çdo ditë të bashkuar, popull dhe shtet, drejt fitores së kësaj lufte që nuk e zgjodhëm, por kemi detyrën ta fitojmë”.
“Nëse sot jemi në këtë pikë, e jo mbi ndonjë mal me të vdekur, kjo është falë nesh e mënyrës se si e kemi bërë luftën deri këtu, shtet e popull bashkë si një trup i vetëm dhe vetëm prej nesh varet tanimë ta çojmë deri në fund kështu këtë luftë”, shkruan Rama.