Rama: Përulje për Afrim Bunjakun që dha jetën në krye të detyrës

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka publikuar fotografinë e flamurit të Kosovës në Facebook, derisa ka thënë se duhet përulur për rreshterin e Policisë, Afrim Bunjaku, që u vra në veri të dielën.
“Mirëmëngjes me përuljen me nderim për efektivin e Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku, i cili dha jetën në krye të detyrës”, ka shkruar Rama.
Pas lajmit për vrasjen e Bunjakut në veri, Rama kishte thënë se ky rast është kambana e madhe e alarmit pë rrezikun e eskalimit të krizës. Rama i ka bërë thirrje komunitetit euroatlantik që ta ulë Kosovën dhe Serbinë në tryezën e dialogut për normalizim të raporteve.