Rama paralajmëron se do të operohet sërish, tregon problemin shëndetësor
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka paralajmëruar se do të operohet sërish për shkak të një problemi shëndetësor.
Gjatë një vizite në QSUT, Rama tha se do të paraqitet sërish si pacient, pasi duhet të kryejë edhe një ndërhyrje, për shkak të një problemi me hernien inguinale.
“Unë mund të flas edhe si pacient i spitalit që e provova vetë, madje mund të vij prapë për një tjetër ndërhyrje, kam një hernie inguinale që… i kam mësuar edhe emrin… Se kësaj diskales nuk kërkoj mjek se punoj me forcat e mia, me streç dhe vetëpërmbajtje para ushqimit që të mos rëndoj shumë me kolonën e lodhur nga basketbollit, por kësaj inguinales me sa duket nuk i bëj dot derman me forcat e mia, kështu që do të vij prapë”, tha Rama.
Kujtojmë se pak kohë më parë Rama iu nënshtrua një operacioni kirurgjikal për heqjen e apendicitit.