Rama i uron suksese VV-së e LDK-së në formimin e qeverisë së re
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka përshëndetur arritjen e marrëveshjes mes VV-së dhe LDK-së për formimin e qeverisë së re.
“Suksese VV-LDK në formimin e qeverisë së re dhe në qeverisjen e Kosovës! Uroj të kemi një bashkëpunim sa më të dobishëm për shqiptarët këtej e andej kufirit dhe pres me padurim të shtrojmë në tryezë çështjen e lëvizjes së lirë të qytetarëve e të sipërmarrjeve në kufirin tonë”, shkruan ai në Twitter.
https://twitter.com/ediramaal/status/1223936632266612737?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1223936632266612737&ref_url=https%3A%2F%2Fklankosova.tv%2Frama-suksese-vv-ldk-ne-formimin-e-qeverise-se-re%2F