Rama e Thaçi darkojnë në njërin nga restorantet në Prishtinë, bashkohet edhe Limaj
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe kryeministri Edi Rama, janë duke darkuar në njërin nga restorantet në kryeqytet. Darkës i është bashkuar edhe lideri i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj.
Nga ora 20:00 Thaçi përmes një video-adresimi ka deklaruar se do të japë dorëheqje nëse aktakuza nga Zyra e Prokurorit të Specializuar do të konfirmohet. E kjo aktakuzë, ishte arsyeja e vizitës së Ramës në Kosovë.
Ai gjatë ditës përmes një postimi në Twitter, aktakuzën e ka quajtur njollë në histori të drejtësisë.