Rama e Meta ‘detyrohen’ të shtërngojnë duart në Prishtinë, para diplomatit amerikan Palmer
Presidenti Meta dhe Kryeministri Rama shtrënguan duart me njëri-tjetrin, në momentin që kreu i qeverisë mbërriti në aktivitetin me rastin e 20-vjetorit të ndërhyrjes ushtarake të NATO-s në Kosovë.
Pak para se të mbërrite Rama, Presidenti Meta po bisedonte me zv/ndihmës sekretarin amerikan të Shtetit, Matthew Palmer, i cili ka qenë një nga zërat më të fortë ndërkombëtarë, për sa i përket krizës politike në Shqipëri.
Shfuqizimi i datës se zgjedhjeve nga Presidenti u komentua nga mazhoranca si zbritje e tij në fushën e betejës politike dhe bërje palë me opozitën.
Mbetet për t’u parë nëse prezenca e të treve sot në Prishtinë, do të shfrytëzohet për një negociatë nën drejtimin e amerikanëve, me qëllim gjetjen e një zgjidhjeje për krizën politike në Shqipëri.