Rama e Haradinaj planifikojnë ta takohen në orën 11:00, a do të ndodh kjo?
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në ditën e dytë të vizitës në vendin tonë, do të vazhdojë takimet me liderët e partive politike.
Rama do të zhvillojë takime me kryetarin e LDK-së, Isa Mustafa, atë të AKR-së, Behgjet Pacollin dhe kryetarin e Prishtinës, Shpend Ahmeti.
Ndonëse mbrëmë kreu i AAK-së Ramush Haradinaj ka deklaruar se nuk do ta takoj Edi Ramën, një takim i tillë do të ndodhë sot.
Në agjenden e takimeve Rama ka edhe kreun e AAK-së, Ramush Haradinajn, me këtë të fundit do të takohet në ora 11:00 në selinë e partisë.
“Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama do të takohet me kryetarin e AAK-së, Ramush Haradinaj. (Selia e AAK-së, Prishtinë)”, thuhet në njoftim/FaktePlus