Rama: Ambasadori Hill është mbështetës i vendosur i Ballkanit të Hapur
Sipas Ramës, ambasadori Hill është një mbështetës i vendosur i Ballkanit të Hapur.
“☕️Kënaqësi marrja e kafes së sapombërritjes në Ohër, me kryeministrin, Dritan Abazovič, i cili sot fut zyrtarisht Malin e Zi në Ballkanin e Hapur, si edhe me ambasadorin e Shteteve të Bashkuara në Serbi, Chris Hill, i cili është një mik i kahershëm i Shqipërisë e shqiptarëve, po edhe një mbështetës i vendosur i Ballkanit të Hapur🤝🤝”, ka shkruar Rama.