Rakic e Bahtiri konferencë të përbashkët mbi Urën e Ibrit
Kryetari i Komunës së Mitrovicës Jugore, Agim Bahtiri si dhe kryetari i Mitrovicës Veriore, Goran Rakiq kanë paralajmëruar konferencë për media.
Sipas njoftimit, bashkë me dy kryetaret do të paraqitet edhe komandanti i KFOR-it, Gjeneral Major Michele Risi, sonte në ora 21:45.
Kjo konferencë do të mbahet në Urën e Ibrit.
“Kryetari i Komunës së Mitrovicës jugore, Agim Bahtiri, së bashku me kryetarin e veriut, Goran Rakiq, dhe komandantin e KFOR-it Gjeneral Major Michele Risi, sonte në orën 21:45, do të mbajnë konferencë për media, në urën kryesore të lumit Ibër“, thuhet në njoftim.