Raketa niset drejt hapësirës – SpaceX dhe NASA bëjnë fillimin historik
SpaceX dhe NASA tanimë kanë bërë realitet atë që po vlerësohet si një fillim historik.
Sipas medieve të huaja, bëhet fjalë për dërgimin e dy astronautëve të NASA-s në Stacionin Ndërkombëtar Hapësinor (ISS).
Dhe tanimë Douglas Hurley dhe Bob Behnken kanë “shpërthyer” nga SpaceX Falcon 9, duke u nisur nga Kennedy Space Center në Florida.
Live webcast of Crew Dragon’s test flight with @NASA astronauts @AstroBehnken and @Astro_Doug → https://t.co/bJFjLCzWdK https://t.co/qalF7oCJO6
— SpaceX (@SpaceX) May 30, 2020
“Është e shkëlqyeshme të jesh këtu në Qendrën Hapësinore Kennedy. Ne po dërgojmë edhe një herë astronautët amerikanë, në raketa amerikane, nga toka amerikane. Dhe ky është një moment i madh. Kanë kaluar nëntë vjet që ne kemi pasur këtë mundësi”, citohet të ketë thënë administratori i NASA-s, Jim Bridenstine ndërsa foli për media të martën.
Ndryshe, sipas Euronews, vetëm tri vende kanë futur njerëz në orbitë që nga viti 1961: Rusia, SHBA dhe Kina.
Gjithsesi, SpaceX, e themeluar në vitin 2002 do të ishte kompania e parë private që do të dërgojë njerëzit në orbitë.
Nëse fluturimi do të jetë i suksesshëm, ai do të shënojë një moment thelbësor në eksplorimin e hapësirës me operimin e parë të një kompanie private, në një fushë, që për shtatë dekada ka simbolizuar fuqinë e një numri të vogël.