Radha e Feros, reperi vesh uniformën dhe i këndon UÇK-së
Një emër që komentohet shumë në shtypin rozë është edhe ai i Feros, i cili kohën e fundit është ‘zhdukur’ nga rrjetet sociale.
Pikërisht në kohën kur fansat pyesin se çfarë po ndodhë me reperin që është larguar nga jeta publike, ai befasoi të gjithë.
Labeli i tij, ‘Gang Gang Entertainment’ ka njoftuar se Fero po sjell këngë me rastin e 28 Nëntorit.
Madje, ai ka bashkëpunuar me artistin e mirënjohur Veli Sahiti (Trix) dhe kënga publikohet në orën 14:00 (nesër).
“Nesër në ora 14:00 kënga më e re Veli Sahiti (Trix) ft Fero – Liria ka Emer. Fero është ftuar nga këngëtari legjendar Veli Sahiti-Trix në bashkëpunim edhe për shkak të respektit edhe këngës e cila këndohet për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës “UÇK” ka pranuar të jetë pjesë e këngës. Me respekt Gang Gang Entertainment”, thuhet në njoftimin e labelit të Feros.
Në një foto ku paralajmërohet kënga, Fero shihet i veshur me uniformë të UÇK-së para kullës së familjes Jashari.