Qyteti në të cilin njerëzit jetojnë nën dhe (Foto)
Një qytet i tërë, i cili është shtëpi për mijëra njerë, shtrihet i fshehur në shkretirën australiane nën tonelata zalli.
Emri i tij është Coober Pedy dhe është njëri prej vendeve më interesante në botë.
Coober Pedy gjendet në jug të Australisë. Është themeluar në vitin 1915, kur atje janë zbuluar miniera opali. Por, meqë ka qenë tepër nxehtëm njerëzit kanë filluar të jetojnë nën tokë.
Deri sa kanë qenë në miniera, nën tokë e kanë pasur këndshëm, por kur kanë dalë jashtë, memzi i kanë duruar nxehtësitë e mëdha.
Prandaj kanë vendosur që minierat t’i shndërrojnë në shtëpi të tyre. Sot në Coober Pedy jetojnë mbi katër mijë njerëz, ndërsa ka edhe disa hotele nëntokësore, dyqane, muze e kisha. Shtëpitë janë njësoj moderne si ato mbi tokë. Coober Pedy është shndërruar në atraksion turistik.