Qyteti i Kosovës që po e “mban fronin”, vetëm një mërgimtar iu infektua me koronavirus që nga fillimi
Në komunën e Junikut momentalisht nuk është asnjë rast aktiv me koronavirus, edhe pse SARS/COV2 është përhapur gjerësisht territorit të Kosovës, sidomos pas lehtësimit të masave.
Përmes një komunikate, komuna ka njoftuar se rasti i vetëm i kësaj komune që nga fillimi i pandemisë është i një mërgimtarit që ka ardhur nga Zvicra.
“Rasti i konfirmuar pozitiv me COVID-19 i bashkëvendasit tanë një javë pasiqë është kthyer në Zvicër nga Kosova nuk duhet të merret si shqetësim, pasiqë familjarët e tij në Kosovë vullnetarisht kanë shprehur gadishmërin të vetëizolohen edhepse nuk shfaqin asnjë simptom dhe gjendja e tyre shëndetësore është e mirë”, thuhet në njoftim, përcjell FaktePlus.
Tutje bëhet e ditur se qytetarët e kësaj komune kanë treguar kujdes dhe diciplinë në vazhdimësi ndaj virusit.
“Qytetarët e Junikut po vazhdojnë të tregojnë kujdes dhe disciplinë në vazhdimësi që nga shfaqja e Pandemisë, duke u vetëizoluar në rast lëvizje apo kontakti me persona të vendeve që shënojn raste të të infektuarve me COVID-19, gjithashtu qytetarët e riatëdhesuar apo që kanë ardhur nga qytete tjera të prekura nga Virusi COVID-19 që nga data 13 Mars janë vetëizoluar dhe gjendja e tyre shëndetësore është përcjellur nga stafi mjekësor për 14 ditë”, theksohet tutje.
Po ashtu është bërë e ditur se komuna po punon me staf të përgjysmuar dhe se qytetarët që duan të marrin shërbime, obligohen të kenë maskë.
Njoftimi i plotë:
KOMUNA E JUNIKUT NUK KA ASNJË RAST TË KONFIRMUAR ME COVID-19
Komuna e Junikut nuk ka shënuar asnjë rast të infektuar me COVID-19, ndërsa si masë preventive institucionet publike janë duke punuar me staf të reduktuar dhe qytetarët obligohen të bartin maskë gjatë marrjes së shërbimit.
Qytetarët e Junikut po vazhdojnë të tregojnë kujdes dhe disciplinë në vazhdimësi që nga shfaqja e Pandemisë, duke u vetëizoluar në rast lëvizje apo kontakti me persona të vendeve që shënojn raste të të infektuarve me COVID-19, gjithashtu qytetarët e riatëdhesuar apo që kanë ardhur nga qytete tjera të prekura nga Virusi COVID-19 që nga data 13 Mars janë vetëizoluar dhe gjendja e tyre shëndetësore është përcjellur nga stafi mjekësor për 14 ditë me qëllim të ruajtjes së shëndetit publik, ashtu siç po veprohet edhe tani kur kemi lirim të lëvizjes tokësore dhe rritje të fluksit të mërgimtarëve që vizitojnë vendlindjen. Rasti i konfirmuar pozitiv me COVID-19 i bashkëvendasit tanë një javë pasiqë është kthyer në Zvicër nga Kosova nuk duhet të merret si shqetësim, pasiqë familjarët e tij në Kosovë vullnetarisht kanë shprehur gadishmërin të vetëizolohen edhepse nuk shfaqin asnjë simptom dhe gjendja e tyre shëndetësore është e mirë.
Lusim qytetarët të tregojnë kujdes në respektimin e masave mbrojtëse, të vazhdojnë të tregojnë disciplinën e treguar gjatë tre muajve paraprak, pasiqë respektimi i masave mbrojtëse do i’u mbajë të shëndetshëm.
❗️Respekto distancën
❗️Kurse stigmatizimin, trego kujdesin
❗️Repekto masat mbrojtëse, qëndro i shëndetshëm
❗️Kujdes po, Panik jo
_______________
Komuna Junik