Qytetet ku sot e mban fushatën Nisma
Koalicioni parazgjedhor i Nismës Socialdemokrate, Aleancës Kosova e Re dhe Partisë së Drejtësisë, sot do të ketë takime të ndryshme me qytetarët e Kosovës.
Takimin e parë e kanë paralajmëruar në orën 16:00 në Komunën e Klinës. Ky takim do të mbahet në Shtëpinë e Kulturës së këtij qyteti.
Pas Klinës, ky koalicion do të udhëtojë për në Gjakovë. Në orën 18:00 takimi me qytetarët do të mbahet në Hotel “Pashtrikun” e këtij qyteti.
Kur përfundon takimi me qytetarët e Gjakovës, koalicioni mes Nismës, AKR-së dhe PD-së do të udhëtoj për në Pejë.
Atje do të mbahet një tubim me qytetarët në orën 19:00.