Qytetari tregon si “Monego” i vendosi haraç
Me norma të interesit super të larta bankat mikro- financiare “Monego” dhe “Iute Credit”, kanë zhvatur miliona euro të kosovarëve.
Sipas këtij lexuesi “ Monego” ka dyfishuar shumën e kredit të marrë vetëm për shkak të një vonese disa ditësh.
“Unë e kam marr një kredi në “Monego” 500 euro dhe pasi që kam pas vonesa pak me i pagu këstet kamata me ka shkuar 1250 euro dhe lenden ma kanë dërguar në zyrën ligjore” ka thënë ky lëxues.
Ai tregon se po ashtu ka kontaktuar me Bankën Qendrore të Kosovës mirëpo BQK i është drejtuar atij se nuk mund të i ndihmojë asgjë.
E shuma e haraqit që Monego i ka vendosur këtij qytetari vetëm për shkak të një vonës është rritur nga 69 euro në 100 euro.
“Unë kredinë e kam marr online 500 euro dhe e kam paguar këstin e par me rregull këstin e dytë e kam vonuar disa dit dhe kur kam shkuar me kësti ka qen 69 euro mi kanë kërkuar 100 euro për shkak të vonese edhe un aty skam pranuar me pagu at kamat dhe se kam pagu kredinë pastaj me kanë metë dhe 5 këste pa pagu” deklaron mes tjerash ai.
Mirëpo për shkak që nuk ka zgjidhje tjetër ky person është dorëzuar dhe ka vendosur të paguaj borxhin që ka.
Por ai mbetet i shqetësuar për shkak se haraqi që i ka vendosur kjo bankë është duke u rritur çdo ditë.
“Unë kam këqyr me marr avokat ose përmes BQK po skam mujt me ba zgjidhje deri sa me ka ardhur letra prej zyrës ligjore qe borxhi ka shkuar 1250 pre 430 euro sa ka qen edhe pram jam mundu me ba një zgjidhje skam mujt dhe kam ba marrëveshje me zyrën ligjore me e pagu pra me keste mirëpo problemi asht qe kamata asht aktive ende spo mun me kuptu un knej po paguj anej po rritet borxhi” shprehet ai.