Qytetari tenton t’i largojë pengesat e betonit në shtegun e biçikletave, reagon Shpend Ahmeti
Një qytetar është incizuar derisa ka tentuar t’i largojë pengesat e betonit të cilat janë vendosur në shtegun e biçikletave në lagjen “Dardania” në Prishtinë
Në lidhje me këtë ka reaguar kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti.
Ai tha thënë se ky veprim është shkelje penale.
“Pse mor vlla? Çka po të pengon? Goxha ndërmarrje me gjet kazmen e me u mundu me prish diçka. A pe sheh qe je në kamerë tash? A e din që është vepër penale kjo?”, ka shkruar Ahmeti.